Shpërthimi i koleres në Siri, shkon në 29 numri i viktimave

schedule10:46 - 26 Shtator, 2022

schedule 10:46 - 26 Shtator, 2022

Të paktën 29 persona kanë ndërruar jetë në Siri, si pasojë e shpërthimit të koleres në vend.

Ndërkohë OKB-ja flet për epideminë më të keqe të koleres që mund të ketë shpërthyer ndër vite.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani janë konfirmuar 338 raste me kolerë.

Epidemia e koleres u shfaq për herë të parë në vend muajin e kaluar, me shumicën e infeksioneve dhe vdekjeve të ndodhura në provincën e Aleppos, ku janë regjistruar 230 raste dhe 25 vdekje.

OKB-ja tha në fillim të këtij muaji se shpërthimi besohej të ishte për shkak të përdorimit të ujit të kontaminuar për ujitjen e të korrave dhe konsumit të ujit të papërshtatshëm nga lumi Eufrat që kalon nëpër Siri nga veriu në lindje.

Sëmundja shumë ngjitëse është përhapur gjithashtu në zonat veriore dhe verilindore të Sirisë të kontrolluara nga kurdët dhe grupet opozitare, ku miliona njerëz të zhvendosur brenda vendit janë strehuar pas më shumë se një dekade lufte./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!