“Po ngjitem për të shmangur një re”. Këto ishin fjalët e fundit të pilotit Ara Zobayan, i cili kishte komunikuar me kontrollorët e trafikur ajror. Mjegulla e madhe ia kishte vështirësuar drejtimin e helikopterit pilotit, i cili më pas edhe u përplas dhe për pasojë vdiq legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare dhe shtatë të tjerë që ishin në bord.
Helikopteri as që kishte kuti të zezë, ndërkohë që për drejtimin e tij përdorej një IPAD për itinerarin e udhëtimit. Gjurmët e fundit në radar u shfaqën në orën 9:45 të mëngjesit dhe më pas mbërriti telefonata e emergjencës, që njoftonte për një helikopter që kishte shpërthyer pas përplasjes në tokë.
Piloti e ka ngjitur helikopterin në 2300 “feet” dhe më pas ka zbritur majtas, lëvizje që ka qenë vdekjeprurëse. Për shkak të mjegullës ai nuk ka mundur dot të kuptojë se sa lart është dhe pengesat fizike që mund të kishte. Së fundmi janë zbuluar edhe pamjet nga helikopteri i mbuluar nga flakët, prej shpërthimit. /abcnews.al