Shpërthimi i gazit në një ndërtesë në Moskë, ndërrojnë jetë 4 persona

schedule17:48 - 7 Shkurt, 2023

schedule 17:48 - 7 Shkurt, 2023

Të paktën katër persona u vranë në një shpërthim gazi që shkatërroi një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin Yefremov, në jug të Moskës, thanë shërbimet ruse të emergjencës.

“Pesë persona janë shpëtuar deri më tani dhe sipas informacioneve fillestare dy të tjerë mbeten nën rrënoja. Fatkeqësisht katër persona kanë humbur jetën”, thanë shërbimet e urgjencës. Sipas autoriteteve janë shkatërruar plotësisht 7 banesa.

Një dëshmitar okular tha për mediat ruse se një fëmijë u shpëtua nga nën rrënojat e një shtëpie. Shpërthimet e gazit natyror janë relativisht të zakonshme në Rusi për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe rregulloreve joadekuate të sigurisë në lidhje me përdorimin e gazit natyror. Megjithatë, autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Në të njëjtën kohë, do t’u kërkohet autoriteteve kompetente të vlerësojnë shkallën e shkatërrimit të objektit dhe të vendosin nëse do të restaurohet apo do të shembet./abcnews.a/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!