Kryeministri në largim i Libanit, Hassan Diab tha të martën shpërthimi në portin e Beirutit më 4 gusht është shkaktuar nga 500 tonë nitrat amoni. Diab sqaroi se në këtë përfundim ka arritur FBI pas disa muajsh hetime.
Kryeministri, i cili dha dorëheqjen pas shpërthimit që vrau më shumë se 200 njerëz, ka deklarua më parë se më shumë se 2,700 ton pleh nitrat amoni ishin ruajtur rastësisht në një depo porti për vite me radhë.
Por një raport nga agjencia e brendshme e inteligjencës amerikane, e cila ndihmoi Libanin në hetim, tha se më pak se një e katërta e kësaj sasie kishte shpërthyer, u tha Diab gazetarëve gjatë një konferencë. “Raporti i FBI zbuloi se sasia që shpërtheu është vetëm 500 ton,” tha ai. “Ku shkuan (të tjerët) 2,200 ton?” pyeti Diab.
Gati pesë muaj pas shpërthimit, pak dritë është hedhur në rrethanat që çuan në katastrofën më të rëndë të Libanit në kohë paqeje, e cila fajësohet gjerësisht nga neglizhenca në dekada dhe korrupsionit nga elita qeverisëse e vendit.
Ritmi i ngadaltë i hetimit ka shkaktuar zemërim në vend dhe ka rritur mosbesimin midis donatorëve ndërkombëtarë, mbështetja e të cilëve është shumë e nevojshme nëse Libani do të ketë një shans për të mbijetuar krizën e tij më të thellë ekonomike në dekada. g.v/abcnews.al