Shpërthimi i Farfan: Nuk tallet kush me paratë e mia, e grisa letrën e klubit

schedule21:38 - 11 Prill, 2020

schedule 21:38 - 11 Prill, 2020

Shumë klube kanë zgjedhur të bisedojnë me futbollistët për të gjetur një dakordësi mbi uljen e rrogave në këtë periudhë krize, teksa shumë të tjera nuk i kanë pyetur aspak ata dhe stafet teknike.

Lokomotiva e Moskës vendosi të ulte me 40% rrogat e lojtarëve, vendim që nuk është pritur aspak mirë nga Jefferson Farfan. 35-vjeçari është ndjerë i fyer nga veprimi i drejtuesve të klubit rus, pjesë e të cilëve është prej janarit të vitit 2017.

Le të luajnë me gjithçka përveç parave të mia. Klubi më dërgoi një letër në rusisht, nga e cila nuk kuptoja asgjë. E grisa menjëherë, ata donin të talleshin me mua“, tregon peruani i njohur në një bisedë me Roberto Guizasola, me të cilin ka luajtur te kombëtarja latine. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!