Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthimi i Enkel Demit: Ahmetaj shkon vetëm në studiot e pronarëve afër qeverisë

schedule09:32 - 20 Shkurt, 2020

schedule 09:32 - 20 Shkurt, 2020

Në studion “Abc-ja e mëgjeist” ishte i ftuar sot Pano Sako, eksperti i ekonomisë për të folur mbi donacionet për pasojat e tërmetit.

Ndërkohë, moderatori Enkel Demi e ka nisur me ironi bisedën në studio me Sakon, teksa e falenderoi këtë të fundit që pranoi të vinte.

Sipas Demit, personi përgjegjës për këtë situatë, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj duhet të vijë edhe në studiot e televizioneve, ku pronari nuk është tifoz i qeverisë.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj duhet të vijë në çdo lloj studio jo vetëm aty ku pronari është tifoz i qeverisë. Nejse ka thënë së ne kemi një plan për t’i thithur këro kreditë”, u shpreh Demi.

Ndërkohë edhe në fund të intervistës me Pano Sakon, Demi nuk u kursye me deklaratën e tij.

Teksa Sako tha se përfitimi i donacioneve nuk është mrekulli e qeverisë dhe se puna duhet të fillojë tani se si do thithen paratë, Demi u shpreh: “Unë ngaqë e ndjek shumë dhe ethshëm veprimtarinë e shkëlqyer të minsitrit të Rindërtimit zoti, Arben Ahmetaj thotë se është një mrekulli e kryetarit të qeverisë. Unë atë e besoj se merr vesh. Derisa thotë se është mrekulli e kryetarit të qeverisë është e padiskutueshme kjo. Uroj që ta bëjë zv.kryeministër siç e ka në plan se kështu mund të bëjnë një dyshe”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!