Shpërthimi i digës, Zelensky: Mijëra njerëz pa ujë të pijshëm

schedule10:27 - 7 Qershor, 2023

schedule 10:27 - 7 Qershor, 2023

Qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa akses në ujë të pijshëm që nga shpërthimi i digës Kakhovka, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai tha se të paktën “dhjetëra mijëra” njerëz janë ende të bllokuar në zonë.

“Shërbimet tona, të gjithë ata që mund të ndihmojnë njerëzit, janë tashmë në gatishmëri. Por ne mund të ndihmojmë vetëm në territorin e kontrolluar nga Ukraina.

Nga ana e pushtuar nga Rusia, pushtuesit as që po përpiqen të ndihmojnë njerëzit”,tha ai. Zelensky dënoi sulmin e digës duke thënë se ai u krye nga forcat ruse dhe ishte “absolutisht i qëllimshëm”.

“Terroristët rusë kanë vërtetuar edhe një herë se janë një kërcënim për çdo gjë të gjallë”, shtoi ai.

Kievi dhe Moska kanë akuzuar njëri-tjetrin për hedhjen në erë të digës.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!