Të paktën pesë persona kanë vdekur dhe 13 rezultojnë të zhdukur si pasojë e shkatërrimit të digës.
Më shumë se 3200 njerëz janë evakuuar nga rajonet Kherson dhe Mykolaiv, sipas shifrave të fundit nga ministria e brendshme e Ukrainës.
Niveli i ujit në Kherson ka filluar të bjerë , por ende mbetet mbi pesë metra i lartë, sipas guvernatorit të tij Oleksandr Prokudin./abcnews.al