Shpërthimi i digës në Kherson/ Fillon evakuimi, 85 mijë njerëz në rrezik

schedule20:10 - 6 Qershor, 2023

schedule 20:10 - 6 Qershor, 2023

Rajoni i Khersonit po vuan shpërthimi i digës Kakhovka. Ekspertët vlerësojnë se efektet e fatkeqësisë pritet të zgjasin edhe dekada. Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën për fatkeqësinë, e cila ndodhi në një zonë të pushtuar nga forcat ruse.

20,000 banorë janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre, 25,000 pritet të udhëzohen për të evakuuar zonat e tyre dhe 40,000 të tjerë konsiderohen të rrezikuar nga përmbytjet e përhapura.

Rezervuari i digës mbante 18 kilometra kub ujë dhe furnizonte si gadishullin e Krimesë, të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, dhe termocentralin bërthamor të Zaporizhia, më i madhi në Evropë, i cili ka nevojë për një furnizim të pandërprerë për të ftohur reaktorët.

Sipas ekspertëve, situata në Kherson konsiderohet e rrezikshme, ku niveli i ujit po rritet shumë shpejt.

Shpërthimi i digës Kakhovka dëmton edhe bujqësinë në rajonin bregdetar të Krimesë, kështu që priten të lindin shumë probleme mjedisore në të ardhmen.

Vihet re se diga, me lartësi 30 metra dhe gjatësi 3,2 kilometra, është ndërtuar në vitin 1956 në Dnieper, si pjesë e ndërtimit të një hidrocentrali në Nova Kahovka.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!