“Presidenti rus, Vladimir Putin nuk planifikon që të vizitojë së shpejti zonën e katastrofës pas shpërthimit të hidrocentralit në rajonin Kherson”.
Kështu u shpreh të enjten, zëdhënësi presidencial Dmitry Peskov, shkruan Tass.
“Jo, nuk ka plane të tilla për momentin,” iu përgjigj Peskov gazetarëve.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se presidenti po merrte vazhdimisht raporte për përpjekjet vetëmohuese nga shpëtimtarët në afërsi të hidrocentralit.
Peskov vuri në dukje se “një grup special është duke u vendosur në vendin e emergjencës”./abcnews.al