Shpërthimi i Covid-19 nga kafshët është i logjikshëm, por mungojnë provat

schedule09:55 - 21 Qershor, 2021

schedule 09:55 - 21 Qershor, 2021

Nga Domenic Dwyer, The Guardian

Pandemia e Covid-19 mund të jetë më e keqja që ka ndodhur në historinë moderne.  Bota ka regjistruar më shumë se 175 milion raste dhe 3.8 milion viktima prandaj duhet zbatimi i shpejtë i teknologjive të reja për të nxitur shëndetin publik, qasje të reja ndaj vaksinave dhe guximi e angazhimi i vazhdueshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Por me bashkëpunimin universal të personave që punojnë për të luftuar virusin ka edhe persona që refuzojnë të ndjekin këshillat shkencore. Manipulimi nga mediat sociale dhe lëvizja nga majta ideologjike kundrejt betejës së djathtë, është një tjetër problem.

Të vërtitesh rreth këtyre çështjeve është një përpjekje për të kuptuar origjinën e Sars-CoV-2. Po, është thelbësore të zbulohet se çfarë ndodhi në 2019 në muajt që çuan në përhapjen shpërthyese të virusit në Kinë dhe globalisht, jo për ti hedhur fajin dikujt por për të vepruar në kohë në rast të një pandemie të ardhshme, raporton abcnews.al

Dhe të jeni të sigurt, se do të ketë pandemi në të ardhmen. Bazuar në pothuajse të gjitha viruset njerëzore gjatë 50 viteve të fundit (përfshirë Sars në 2003 dhe Mers në 2012), kafshët janë burimi më i mundshëm. Në sajë të ekologjisë së tyre, lakuriqët e natës luajnë një rol të veçantë, jo vetëm me koronavirusët, por me Ebola dhe të tjerët.

Sipas studimit të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kinë, fakti që virusi mund të ketë origjinën nga kafshët është më e logjikshmja, por për të zbuluar diçka të tillë mund të zgjasin me vite.

Teoritë e “rrjedhjeve laboratorike” për Covid-19 variojnë nga ato aksidentale te ato të qëllimshme dhe madje të sponsorizuara nga shteti. Infeksionet aksidentale njerëzore në laboratorët kërkimore kanë ndodhur më parë, por për fat të mirë rrallë.  Që të ndodhë diçka e tillë, virusi duhet të ekzistojë në laborator. Që të përhapet edhe më shumë, punëtori i infektuar duhet të transmetojë virusin te kontaktet e ngushta dhe përmes tyre në komunitetin e gjerë.

Tani për tani nuk ka prova të qarta se diçka e tillë ka ndodhur. Edhe sikur diçka e tillë të ketë ndodhur, virusi  përsëri e ka origjinën nga kafshët.

Është  e kuptueshme që laboratorët kërkimorë përfshihen në kërkimin e patogjenëve të pazakontë, rritin viruse të reja për eksplorime të mëtejshme dhe kryejnë studime të sëmundjeve dhe vaksinave. Duke ditur rëndësinë e tyre në shfaqjen e infeksioneve, hulumtimi i viruseve të lakuriqëve të natës kryhet në laboratorët  në të gjithë botën, raporton abcnews.al

Virusi i lakuriqëve të natës i zbuluar nga studiuesit në Wuhan, i lidhur më ngushtë me Sars-CoV-2, RaTG13, është vetëm një sekuencë gjenetike dhe nuk është rritur në laborator. Rrjedhjet aksidentale gjithashtu janë zbuluar si origjina e virusit. Këto studime përfshijnë ndryshimin e përbërjes gjenetike të virusit për të rritur potencialin e sëmundjes ose përhapjen e tij, me qëllim për të kuptuar më mirë pandemitë e ardhshme dhe zhvillimin e vaksinave.

Një punë e tillë është kryer në laboratorë të specializuar në SHBA, Kinë dhe Europë.  Komentet në lidhje punën sekrete të laboratorëve kanë qarkulluar prej kohësh. Teori të tilla janë të thjeshta për tu thënë, por janë të vështira për tu verifikuar pa një sinjalizues ose prova të ngjashme.

Sipas një raporti të agjencisë së inteligjencës, tre punëtorë të një laboratori në Wuhan u shtruan në spital me probleme të  frymëmarrjes ose pneumoni para dhjetorit 2019. Shtrimi në spital për shkak të Covid-19 ndodh vetëm në një pesë raste të të infektuarve, kështu që dikush mund të supozojë se shumë raste të tjera më simptoma më të lehta kanë qarkulluar që në atë periudhë.

Siç theksohet në raportin e OBSH-së, nuk ka prova se Sars-CoV-2 ka qarkulluar në Wuhan më përpara se në dhjetor të 2019. Asnjë teori që duket e arsyeshme nuk është hedhur poshtë nga raporti i OBSH-së – vetë OBSH-ja deklaroi se të gjitha hipotezat mbi origjinën e Covid-19 do të shqyrtohen.

Duhet të mblidhen prova të mjaftueshme nga të gjitha burimet e mundshme, të verifikohen dhe të përdoren për studime të mëtejshme. Grumbullimi i provave duhet të bëhet në bashkëpunim dhe ndërmjet disiplinave shkencore (shëndetin publik, shëndetin e kafshëve, kujdesin ndaj bimëve dhe mjedisit) dhe përtej kufijve ndërkombëtarë.

Kjo është përgjegjësia e të gjithëve. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!