Shpërthimi i bombolës në Velipojë, nëna e 40-vjeçares: Po bënte kafen, flaka deri te shtrati fëmijëve

schedule13:05 - 5 Korrik, 2021

schedule 13:05 - 5 Korrik, 2021

Nëna e Alketa Gjokës, 40-vjeçares e cila bashkë më tre fëmijët e saj pësuan djegie të shumta nga shpërthimi i bombolës brenda hotelit të tyre në Velipojë, ka treguar për ABC se të katërt ata kanë dhimbje trupi. Ajo shprehet se vajza ka qenë duke bërë kafen dhe në momentin kur ka marrë shkrepësen është përhapur flaka, duke shkuar deri në shtratin e fëmijëve.

“Na thanë që kemi dhimbje të trupit, Kështu. Ngjarja u ka ndodhur se kanë qenë duke fjetur në shtëpi. Vajza ka qenë duke bërë kafen. Sa ka marrë shkrepësen ka marrë flakë aty. Fëmijat kanë qenë gjumë. U ka shkuar flaka te shtrati. Janë çuar. Dje i kam takuar. Do zoti doktori, i ka në dorë doktori”, thotë ajo.

Prof. Gjergji Belba, shef i shërbimit të Djegie-Plastikës, u shpreh dje se nëna me tre fëmijët kanë prognozë të rëndë dhe situata është jashtëzakonisht kritike, si pasojë e shkallës së rëndë të djegies që kanë pësuar.

Në hotel, në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pushues, por kanë qenë vetëm anëtarët e familjes Gjoka, kryefamiljarja Alketa Gjoka dhe fëmijët e saj, Klarisa 15 vjeç, Danjela 19 vjeç dhe Enrik 12 vjeç. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!