Shpërthimet në rajonin separatist të Moldavisë, Ukraina: Provokim i bërë nga Rusia

schedule21:47 - 25 Prill, 2022

schedule 21:47 - 25 Prill, 2022

Ministria e Sigurisë së Shtetit në rajonin spearatist moldav të Transnistria-s është goditur ditën e sotme me raketa. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Brendshme në kanalin e saj Telegram. Ministria tha se ndërtesa dukej se ishte goditur me granata e me raketa, por shtoi se të lënduar nga sulmi nuk pati.

Lajmi vjen vetëm disa ditë pasi një gjeneral rus deklaroi se Moska dëshiron të marrë kontrollin e plotë të Ukrainës jugore, duke i dhënë Rusisë akses në rajonin separatist të Moldavisë, të cilin ajo e mbështet.

Ai tha se kishte “shtypje të popullsisë rusisht-folëse” në Transnistria, një pretendim i cili ishte bërë gjithashtu, pa prova, për të justifikuar pushtimin e Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës e cilësoi incidentin një provokim të planifikuar nga vetë Rusia për të përhapur panik dhe ndjenja anti-ukrainase”..

Një rajon i vogël separatist rusisht-folës, Transnistria kufizohet me Ukrainën nga perëndimi. Transnistria ka vetëshpallur pavarësinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik në një konflikt të përgjakshëm, por nuk njihet ndërkombëtarisht dhe zyrtarisht mbetet pjesë e Moldavisë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!