Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Ukrainë, deklaroi se Rusia po sulmon Ukrainën me raketa hipersonike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, diplomatja Bridget Brink u bëri jehonë raporteve për shpërthime të forta në Kiev, shkruan Sky News.
Again this morning Russia is attacking Ukraine with hypersonic missiles. Loud explosions in Kyiv.
Over the last 5 days, Russia has launched hundreds of missiles and drones against a sovereign country.
Ukraine needs our assistance now. There is not a moment to lose.
— Ambassador Bridget A. Brink (@USAmbKyiv) March 25, 2024
Administrata ushtarake e Kievit tha përmes një deklarate në Telegram se një ndërtesë shumëkatëshe në Pechersk të qytetit është dëmtuar nga një raketë dhe se fragmente raketash janë gjetur në qytet.
Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, deklaroi se një person u plagos në Pechersk dhe u trajtua në vendngjarje./abcnews.al