Shpërthime në zonën e gjelber në Baghdat, raketa pranë ambasadës amerikane

schedule19:19 - 4 Janar, 2020

schedule 19:19 - 4 Janar, 2020

Të shtunën në mbrëmje, dy shpërthime të fuqishme janëu dëgjuar në Bagdad, raporton agjencia e lajmeve  Reuters.

Burimet e policisë thanë se një raketë Katyusha është ulur në afërsi të ambasadës amerikane brenda Zonës së Gjelbër e cila mbaet si një nga zonat me siguri të lartë në Baghdat, por nuk ka shkaktuar viktima.

Tre raketa të tjera raportohet se u qëlluan në Balad Airbase, ku strehohen trupat amerikane në veri të Bagdadit.

Nuk janë raportuar për lëndime.

Në fillim të kësaj jave, protestuesit pro-Iranit sulmuan ambasadën në një rrethim që zgjati pak më shumë se një ditë. Mendohet se sulmet erdhën pas vrasjes së Qasem Solejmani, komandant i Brigadave al-Kuds, të cilat janë krahu elitar për aksione në botën e jashtme të Gardës Revolucionare të Iranit.

Solejmani ishte gjenerali që udhëhiqte politikat ekspansioniste të Iranit në rajon. Irani e sheh veten si fuqi mbrojtëse të shiitëve, por gjithsesi edhe si digë kundër «djallit të madh» (Amerikës) dhe «djallit të vogël» (Izraelit).

Brigadat e komanduara nga Solejmani quhen al-Kuds, ky është emri arab i Jerusalemit, qytetit të shenjtë për hebrenj, të krishterë e myslimanë.

Gjenerali Qassem Soleimani, kreu i forcës elitare Kuds të Iranit dhe ideator i strategjisë së rajonit të sigurisë, u vra të premten në mëngjes pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit së bashku me militantët irakenë pas një sulmi ajror të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump.

Sulmi ka bërë që tensionet në rajon të agravohen mes Irakut dhe Amerikës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!