Shpërthime, llavë dhe tërmete, vullkani aktiv në La Palma vijon të dhurojë spektakël

schedule08:58 - 5 Tetor, 2021

schedule 08:58 - 5 Tetor, 2021

Pamje të publikuara në media tregojnë formimin e një masivi prej shkëmbi të zi, të krijuar pasi llava takon ujin e detit në ishullin La Palma. Lumi i llavës së nxehtë që rrjedh nga vullkani Cumbre Vieja në ishullin spanjoll është duke u shtuar pas rrëzimit të kraterit natën që shkoi duke shkaktuar shpërthime spektakolare.

Pjesa veriore e vullkanit rrëshqiti gjatë fundjavës duke bërë që llava të rrëshqiste më shpejt e të përhapej nëpër ishull. Megjithatë, shkëmbi i shkrirë ka ndjekur një rrugë të ngjashme me rrjedhat ekzistuese të llavës duke mos shkaktuar dëme të tjera.

Tërmete të njëpasnjëshme vijojnë të trondisin ishullin më shumë se dy javë pasi vullkani shpërtheu për herë të parë. Instituti Kombëtar Gjeografik i Spanjës njoftoi se që në orët e para të së hënës u regjistruan të paktën dy tërmete. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!