Të paktën 18 marinarë kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një zjarri në bordin e një anije ushtarake amerikane.
I gjithë ekuipazh është shpëtuar dhe marinarët po marrin ndihmën mjekësore , pas shpërthimit të ndodhur në anijen Uss Bonhomme Richard, në bazën detare San Diego.
Me dhjetëra zjarrfikës u angazhuan për të vënë në kontroll flakët. Ndërkohë shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta.