Një tjetër shpërthim ka ndodhur në një xhami në Afganistan gjatë namazit të së premtes, duke plagosur të paktën 12 persona dhe duke shkaktuar 3 viktima.Shpërthimi ndodhi në një xhami të provincës Nangarhar, në kufi me Pakistanin, rreth orës 13:30, shkruan Aljazeera
Banorët thanë se një bombë ishte vendosur brenda xhamisë, e cila shpërtheu gjatë lutjeve. Ky është shpërthimi i fundit në një seri sulmesh me bomba që kanë shënjestruar xhamitë afgane gjatë lutjeve të së premtes, me qëllim minimin e sundimit taleban.
Shumë afganë mbështetën kthimin e talebanëve në pushtet me besimin se grupi islamik do të ofronte siguri më të madhe. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin e ditës së sotme, megjithëse provinca Nangarhar është territori i ISIS-K – dega afgane e grupit terrorist.
Sulmi i sotëm duket i pazakontë sepse vendasit thanë se objektivi ishte një xhami sunite, ndërsa të gjitha sulmet e mëparshme kanë ndodhur në xhamitë shiite.
/abcnews.al