Një shpërthim në një fabrikë për prodhimin e tekilës në Meksikën qendrore ka shkaktuar të paktën pesë viktima dhe ka nxitur autoritetet të largojnë turistët.
Victor Hugo Roldan, kreu i departamentit të zjarrfikësve në shtetin Jalisco tha se një shpërthim ndodhi në një rezervuar 500,000 litrash në fabrikë që shkaktoi zjarrin, i cili u shua nga personeli.
Explosión en la planta de fabricación de José Cuervo en Tequila, Jalsco.
Hasta el momento y de forma extraoficial se habla dedos personas que habrían perdido la vida y al menos otras 5 con lesiones. pic.twitter.com/GoA7QIcJtu— Monica Garza (@monicagarzag) July 24, 2024
Ndërkohë disa punëtorë kanë mbetur të plagosur.
Komuna e Tequila, shtëpia e disa distileri që prodhojnë këtë pije nga bima e kaktusit blu agave, është gjithashtu një destinacion popullor turistik, rreth një orë me makinë në veriperëndim të Guadalajara, qyteti i dytë më i madh i Meksikës.
/abcnews.al