Shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë, 20 të vdekur

schedule12:58 - 17 Janar, 2024

schedule 12:58 - 17 Janar, 2024

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Tajlandë. Ngjarja ka ndodhur në provincën Suphan Buri,rreth 120 km në veri të Bangkok, siç bëri të ditur policia, ndërsa nuk dihen shkaqet e shpërthimit.

Guvernatori i provincës Natapat Suanpratip tha nuk ishte gjetur asnjë i mbijetuar.

Kryeministri i  vendit, Shretha Thavisin, u informua për shpërthimin ndërsa ishte në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër dhe bëri thirrje për një hetim të shpejtë dhe të menjëhershëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!