Të paktën 60 persona janë plagosur pas një shpërthimi në një depo municionesh në Kazakistan. Banorët e katër fshatrave janë evakuuar menjëherë pas shpërthimit në rajonin jugor të Jambyl.
Sipas autoriteteve 60 persona, përfshirë 12 ushtarakë, u plagosën dhe u shtruan në spital pas shpërthimit. Një zëdhënës i autoriteteve lokale tha për mediat ruse se fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.
Në vitin 2019, një shpërthim në një depo municionesh ndodhi pranë qytetit Arys në Turkestan, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagosën shumë të tjerë, duke shkaktuar gjithashtu evakuimin e mijëra njerëzve./abcnews.al