Të paktën 11 persona u vranë në një shpërthim në një depo armësh pranë një zone industriale në periferi të Damaskut, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, i cili foli për një sulm “të mundshëm” izraelit në zonë, diçka që ushtria izraelite e mohoi.
“Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë sulmi nga ushtria izraelite në këtë zonë. IDF nuk e goditi zonën”, tha një burim ushtarak i pyetur për shpërthimin në zonën industriale Andhra, 30 kilometra larg kryeqytetit sirian.
Rami Abdel Rahman, drejtori i Observatorit, tha se “të paktën 11 njerëz u vranë në shpërthimin që ndoshta ishte shkaktuar nga një sulm izraelit”.
Magazina i përkiste forcave të regjimit të presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.
“Viktimat janë, në pjesën më të madhe, civilë,” tha ai, duke siguruar se pas rënies së Assadit më 8 dhjetor, shumë janë duke kërkuar instalimet ushtarake për të gjetur çdo gjë që mund të shitet./abcnews.al