Një shpërthim ka ndodhur pasditen e kësaj të hënë në një banesë në Fier, duke shkaktuar panik te banorët e lagjes.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një apartament në katin e 5-të ku si pasojë janë thyer xhamat e banesës, ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me të lënduarit.
Sipas policisë shkak për këtë ngjarje është bërë shpërthimi i bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse si dhe të policisë.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:50, në lagjen “Liri”, në katin e pestë të një pallati, për shkak të një shkëndije elektrike ka shpërthyer bolieri i dushit në tualetin e banesës së shtetasit F. P., 40 vjeç.
Për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. e.su./abcnews.al