Shpërthim në depon e armëve, evakuohen 14 fshatra në Rusi

schedule15:17 - 8 Tetor, 2020

schedule 15:17 - 8 Tetor, 2020

Një depo municionesh në Rusi ka marrë flakë dhe kanë nisur shpërthimet, duke bërë që banorët rreth saj të jenë të rrezikuar.

Mediat e huaja bëjën me dije se për të shmangur tragjeditë është bërë i mundur evakuimi i 2300 persona nga disa fshatra në Rusi.

Ndërkohë agjencia e lajmeve TASS raporton se të paktën 20 persona janë dërguar në spital pasi janë plagosur. Zjarri ra pasditen e së mërkurës ndërkohë që flakët e shpërndara nga era kanë arritur në depon ushtarake duke çuar në shpërthime sporadike, sikurse ka bërë me dije Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kjo depo armatimesh mund të ketë rreth 75,000 tonë municione duke përfshirë edhe armë artilerie, bën me dije agjencia RIA Novosti duke cituar shërbimet e emergjencave.

Të paktën 14 fshatra janë evakuar në një distancë prej 5 km nga depoja, ndërsa një rrugë automobilistik u mbyll, siç bën me dije Reuters. Më shumë se 20 godina të vendosura në zona të banuara janë djegur, ndërsa raportohet se ka nisur një hetim për ngjarjen/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!