Guvernatori taleban i provincës veriore të Afganistanit, Balkh është vrarë në një sulm nga Shteti Islamik (IS). Mohammad Dawood Muzammil u vra në zyrën e tij në kryeqytetin e provincës, Mazar-e Sharif, të enjten. Ai është zyrtari më i lartë i talebanëve që është vrarë që kur militantët u kthyen në pushtet në vitin 2021.
Dhuna që atëherë është ulur ndjeshëm, por figurat pro-talebane janë shënjestruar nga IS. Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid tha se guvernatori ishte “martirizuar në një shpërthim nga armiqtë e Islamit”. Muzammil udhëhoqi luftën kundër IS në postin e tij të mëparshëm si guvernator i provincës lindore të Nangarhar.
Ai u transferua në Balkh tetorin e kaluar. Zëdhënësi i policisë në Balkh, Mohammed Asif ëaziri tha se shpërthimi ndodhi të enjten në mëngjes në katin e dytë të zyrës së guvernatorit./abcnews.al