Një shpërthim me tritol është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele pranë një banese në Shijak.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë banesës së 36-vjeçarit me iniciale, O.V.
Ndërkohë fatmirësisht nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale nuk ka të lënduar.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.05.2021, rreth orës 22:00, në lagjen” Kodra”, Shijak ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e banesës së shtetasit O.V., ku për pasojë ka vetëm dëme materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë shoqëruar disa persona në Komisariat.
Ndërkohë po vijon krehja e zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al