Shpërthim me tritol në një mobileri në Milot

schedule07:34 - 21 Qershor, 2021

schedule 07:34 - 21 Qershor, 2021

Një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në një mobileri në Milot.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 20.06.2021, rreth 23:40, në aksin rrugor Lezhë-Milot,, në mobilerinë në pronësi të shtetasit D.A., banues në Tiranë,   ka shpërthyer një sasi e  dyshuar lëndë plasëse, e cila ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al