Të paktën gjashtë policë u vranë dhe 10 u plagosën në një shpërthim në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.
Bomba shpërtheu pranë një furgoni me oficerë policie të ngarkuar me mbrojtjen e punëtorëve që po kryenin një fushatë imunizimi ndaj poliomielitit.
Sulmi ndodhi në ish bastionin e talebanëve pakistanezë, Mamund, në provincën e Khyber Pakhtunkhëa, e cila kufizohet me Afganistanin, tha përfaqësuesi i policisë Kashif Zulfiqëar.
/abcnews.al