Shpërthim me bombë në Afganistan, sulmi në qendrën arsimore në Kabul vret të paktën 18 persona

schedule23:42 - 24 Tetor, 2020

schedule 23:42 - 24 Tetor, 2020

Një shpërthim në kryqytetin e Afganistanit, në Kabul u ka marrë jetën të paktën 18 personave pranë një qendër kursesh, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Tariq Arian tha se agresori mbante të veshur një jelek me dinamit dhe iu afrua qendrës pranë zonës Dasht-e-Barchi ku në pamundësi për të hyrë brenda saj për shkak të rojeve të sigurisë, shpërtheu veten.

Zëdhënësi i policisë së provincës Ghazni Ahmad Khan Sirat tha se një bombë e dytë në anë të rrugës vrau dy policë.

Deri më tani akti terrorist është marrë përsipër nga Shteti Islamik si një mesazh mbi disa postime fyese në rrjete sociale, të cilat nuk janë identifikuar ende nga autoritetet vendase.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm të ngjashëm vetëvrasës në një qendër arsimore në gusht 2018, në të cilën u vranë 34 studentë.

Brenda Afganistanit, IS ka filluar sulme në shkallë të gjerë ndaj shiitëve, Sikëve dhe Hindusëve të pakicave.

n.d./abcnews.al