Shpërthim i fuqishëm në zyrat e partisë në Pakistan, 12 viktima

schedule09:48 - 7 Shkurt, 2024

schedule 09:48 - 7 Shkurt, 2024

Një ditë para zgjedhjeve vendimtare në Pakistan, një shpërthim i fuqishëm u raportua jashtë zyrave të partisë në jugperëndim të vendit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima.

Një zyrtar lokal tha se 12 persona u vranë dhe disa u plagosën në shpërthimin jashtë zyrës së ish-ministrit Asfadiar Khan Kakar në Pisin, provincën Balochistan. Sipas informaciomeve bëhet fjalë për eksploziv që ishte lidhur në një motoçikletë.

Nga forca e shpërthimit janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe automjete.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur disa shpërthime në zyrat politike dhe tubime partiake, si në rajonin e trazuar.

Pakistani do të mbajë zgjedhjet të enjten me politikanin popullor të burgosur Imran Khan, fitues i zgjedhjeve të fundit kombëtare, një rast që ka dominuar titujt kryesorë të gazetave pavarësisht krizës ekonomike dhe problemev të tjera që kërcënojnë vendin.

Çdo protestë në shkallë të gjerë të mbështetësve të Khan mund të ndezë tensione mbi atë që ata e quajnë një goditje ushtarake ndaj fushatës së partisë së Khan.

Ushtria e Pakistanit mohon ndërhyrjen në politikë, por mijëra civilë kanë protestuar në rrugë kundër ndërhyrjes së ushtrisë në çështjet politike të vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!