Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthim i fuqishëm në Delhi, 8 të vdekur e dhjetëra të plagosur

schedule19:23 - 10 Nëntor, 2025

schedule 19:23 - 10 Nëntor, 2025

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një prej monumenteve më të njohura të Delhit, afër fortesës historike Red Fort (Lal Quila) dhe stacionit të metrosë me të njëjtin emër.

Sipas raportimeve të Reuters dhe BBC, të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe të paktën 11 janë plagosur, ndërsa autoritetet indiane janë ende duke verifikuar shifrat përfundimtare me spitalet e zonës.

Policia e Delhit deklaroi se është duke hetuar për shkakun e shpërthimit, i cili mendohet se ka ndodhur në një makinë në zonën e dendur të Netaji Subhash Marg, në afërsi të Chandni Chowk. Pamjet e verifikuara nga BBC Verify tregojnë një zjarr të madh në rrugë dhe automjete të shkrumbuara pranë hyrjes në stacionin e metrosë “Red Fort”. Zyrtarët e zjarrfikëses kanë konfirmuar se gjashtë automjetejanë përfshirë nga flakët.Autoritetet kanë shpallur gjendje alarmi të lartë në Delhi dhe Mumbai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!