Shpërthim i fortë vullkanik në Itali, turistët shijojnë pamjet

schedule14:44 - 20 Maj, 2021

schedule 14:44 - 20 Maj, 2021

Vullkani italian Stromboli  ka shpërthyer duke shkaktuar tym të zi. Mediat vendase kanë publikuar pamje nga momenti i shpërthimit ku duket tymi i shkaktuar nga krateri i vullkanit dhe lava shkaktoi rrëshqitje të dheut.

Vullkani është nën kontrollin e vazhdueshëm të ekspertëve, vullkanologëve dhe mbrojtjes civile, të cilët njoftuan mundësinë e një shpërthimi të ri disa ditë më parë. Ndërkohë shumë turistë që ndodheshin në ishull ishin të interesuar për të parë pamjet e ofruara nga fenomeni.

Vullkani Stromboli ndodhet në ishullin me të njëjtin emër në Detin Tirren dhe është pjesë e arkipelagut të të ashtuquajturve ishuj të Egolit pranë Sicilisë.

https://www.youtube.com/watch?v=BOnUH322yaw

Stromboli është një nga vullkanet më aktive në botë, skajet e kraterit të tij janë në një lartësi prej 900 metrash dhe thellësia e kraterit është midis 1.300 dhe 2.400 metra nën sipërfaqen e detit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!