Caleb Ekuban nisi të fluturonte nga Superiore me Partizanin, ku për herë të parë tregoi cilësitë e si si sulmues (17 gola, asnjw me penallti) dhe nisi të merrte oferta të rëndësishme.
Tashmë ganezi do të luajë në Serie A dhe Genoa ka paguar te Trabzonspor shumën e 2.1 milion eurove për ta transferuar.
Caleb Ekuban’a kulübümüze vermiş olduğu hizmetlerden dolayı teşekkür eder, bundan sonraki kariyerinde başarılar dileriz. pic.twitter.com/QC5Xj53TZu
— Trabzonspor (@Trabzonspor) August 7, 2021
Në marrëveshje ka edhe bonuse, që kapin shifrën e 300 mijë eurove. Turqit e Trabzonspor e kishin blerë Ekuban te Leeds United dhe në tre sezone në Superligë ai bëri paraqitje mjaft të mirë dhe shënoi 20 gola. /abcnews.al