Dhjetë fluturime u anuluan mëngjesin e sotëm për shkak të shpërthimit të një vullkani në Zelandën e Re. Vullkani White Island (Ishulli i Bardhë) ndodhet rreth 50 kilometra nga bregu i ishullit të Veriut dhe 200 kilometra nga Auckland, qyteti më i populluar në Zelandën e Re.
????The White Island Volcano has erupted on Thursday in New Zealand flights are grounded and canceled due to ash clouds pic.twitter.com/Yoh0jbOsoA
— Todd Paron?????? (@tparon) August 22, 2024
Shkencëtarët kanë paralajmëruar se aktiviteti në Whakari, siç e quajnë Maori indigjenë të vendit, mund të vazhdojë për “javë në muaj” në vijim. Për shkak të hirit të nxjerrë nga vullkani, janë anuluar 10 fluturime.
Shpërthimi i vullkanit Bel Ostrov në vitin 2019 shkaktoi 22 të vdekur.
/abcnews.al