Shpërthen vullkani në Indonezi, hiri ngrihet deri në 7 km lartësi

schedule13:27 - 11 Mars, 2023

schedule 13:27 - 11 Mars, 2023

Vullkani Merapi ka shpërthyer sot, duke ngritur një shtëllungë hiri 7 km mbi qiellin e Indonezizë. Shpërthimi i vullkanit që ndodhet në rajonin e Yogyakartës ndodhi rreth orës 12 të mesditës me orën lokale dhe sipas autoriteteve u vu re një rrjedhë llave prej 1.5 kilometrash.

Banorët u paralajmëruan të ndalonin çdo aktivitet në zonat e rrezikshme, pra brenda një rrezeje prej tre deri në shtatë kilometra nga krateri i vullkanit, tha në një deklaratë agjencia indoneziane e menaxhimit të fatkeqësive.

Vullkani Merapi 2963 metra është një nga më aktivët e Indonezisë dhe ishte tashmë në nivelin e dytë më të lartë të alarmit në vend.

Indonezia, e cila ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit në Paqësor, ka më shumë vullkane se çdo vend tjetër në botë. Shpërthimi më i fundit i Merapit ndodhi në vitin 2010, duke shkaktuar 350 viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!