Vullkani Klyuchevskaya Sopka në Gadishullin Kamçatka të Rusisë ka nxjerrë hi dhe flakë pothuajse 10 kilometra mbi det, thanë vullkanologët të martën.
Gjurma e tymit shtrihej për rreth 365 kilometra në juglindje të vullkanit, më i madhi dhe më aktivi në gadishull.
Shpërthimi mund të jetë i rrezikshëm për trafikun ajror, paralajmëruan vullkanologët.
Jeta normale e popullatës vendase nuk është ndikuar nga rënia e sasive të vogla të hirit në disa vendbanime, sipas njoftimeve të shërbimeve rajonale të emergjencës./abcnews.al