Një “vatër” Covid-i ka shpërthyer në hotel Cornish në St. Ives, ku po qëndrojnë dy oficerë të sigurisë së Angela Merkel, për samitin e G7 që po mbahet në Britani.
Një anëtar i stafit të Merkel është futur në karantinë paraprake. Megjithatë, një zëdhënës i Kancelares siguroi në Berlin se incidenti nuk do të ketë ndikim në pjesëmarrjen e Merkel dhe delegacionit të saj në samitin e G7, në Gjirin Carbis. /abcnews.al