Shpërthen serbi i Besëlidhjes: Të përjashtohet Skënderbeu! Ndodh vetëm në Shqipëri

schedule20:58 - 1 Shtator, 2020

schedule 20:58 - 1 Shtator, 2020

Milan Dordevic, mesfushori serb i Besëlidhjes, ka thumbuar Skënderbeun e dhunuar nga UEFA me 10 sezone pezullim nga kupat e Europës. Lojtari i lezhjanëve mendon se korçarët duhet të përjashtohen nga Superiroja, madje thekson se në asnjë vend tjetër nuk mund të ndodhë që një ekip i dënuar për trukime të mos rrëzohet nga kategoria.

“U gëzova shumë kur mora vesh se Besëlidhja mund të ngjitej në Superiore, pasi dënimi i Skënderbeut mbeti në fuqi. Na takon të luajmë në Superiore. Skënderbeu është i dënuar nga UEFA për 10 vjet dhe me mbetjen në fuqi të dënimit me formë të prerë, kjo skuadër duhet të zbresë nga kategoria.

Kështu është rregulli ndërkombëtar. Jemi 2 javë para startit të kampionatit të Superiores dhe Skënderbeu është po aty, madje edhe në kalendarin e ri. Mbeta i çuditur, kjo vetëm në Shqipëri ndodh”, është shprehur Dordevic, në prononcimin e dhënë për “Panorama Sport”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!