Shpërthen Sarri: Kupa e Botës së Katarit një fyerje për futbollin

schedule21:14 - 11 Nëntor, 2022

schedule 21:14 - 11 Nëntor, 2022

Në mënyrë të veçantë, trajneri i Lacios, Maurizio Sarri, me deklaratat e tij për një media italiane, e cilësoi ngjarjen e sivjetme si fyese për sportin, ndërsa theksoi se është e papranueshme që skuadrat të ndalojnë ritmin në mes të sezonit, duke deklaruar se të vetmet që do të mbeten të paprekur janë, Manchester City i pasur dhe Paris Saint-Germain.

Detajisht deklaratat e teknikut italian:

“Unë e shoh këtë Botëror si një fyerje për futbollin. Nëse dikush më shpjegon se çfarë mund të sjellë në futboll lëvizja e Katarit, përveç parave në Manchester City dhe Paris Saint-Germain, unë mund të ndryshoj mendje”. /G.D abcnews.al/