Shpërthen një minierë qymyri në Kolumbi, raportohet për 11 të vdekur dhe disa të zhdukur

schedule16:36 - 15 Mars, 2023

schedule 16:36 - 15 Mars, 2023

Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyri në Kolumbinë qendrore ka vrarë të paktën 11 persona dhe disa miniatorë të tjerë janë zhdukur, sipas një deklarate të guvernatorit të Sudinamaricës.

Presidenti Gustavo Petro tha në llogarinë e tij në Twitter se ekipet e shpëtimit po bëjnë çdo përpjekje për të arritur minatorët e bllokuar.

Shpërthimi ndodhi të martën mbrëma në komunën e Sutatausa në provincën Cundinamarca.

Guvernatori i Cundinamarca-s, Nicolás García Bustos fillimisht raportoi se katër persona humbën jetën jetën dhe u shpëtuan dy miniatorë por 17 të tjerë janë ende të bllokuar në minierë.

Álvaro Farfán, kapiteni i departamentit të zjarrit Cundinamarca, tha për mediat lokale se shpërthimi preku pesë miniera të ndërlidhura nga tunele, duke gjeneruar një shpërthim “zinxhir”.

Petro më vonë njoftoi se numri i viktimave shkoi në 11, por nuk tha se sa minatorë ishin ende të bllokuar. Farfán tha se shpërthimi u shkaktua nga një grumbullim gazesh.

Shpërthimet, rrëshqitjet e dheut dhe emergjenca të tjera janë të zakonshme në minierat e qymyrit kolumbian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!