Një mjet tip “Bens ML” ka marrë flakë në ecje në Sarandë. Ndërhyrja në kohe e shërbimit zjarrfikes ka bërë të mundur shuarjen e mjetit me targa AA 055 LO.
Ndërkaq, nuk raportohet për persona të lënduar. Para zjarrit mjeti ka qenë i parkuar tek limani i qytetit. Dyshohet se shkak të jetë një shkëndijë elektrike, ndërsa ka nisur edhe hetimi./abcnews.al