Një pus nafte është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në zonën e Dukasit në Patos. Siç raporton gazetarja Valbona Davidhi, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22.30.
Shërbimi Zjarrfikës Patos sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendngjarje se bashku me shërbimin Zjarefikes Albpetrol Avari Shpëtimit.
Bëhet me dije se pusi ishte i pozicionuar në mes te shtëpive të banimit, duke rrezikuar këto te fundit. Falë ndërhyrjes se shpejte u bë e mundur fikja e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e flakëve. g.v/abcnews.al