Dymbëdhjetë minatorë vdiqën dhe tetë arritën të shpëtonin pas shpërthimit në një minierë qymyri në Pakistanin jugperëndimor.
“Operacioni i shpëtimit sapo ka përfunduar,” tha kryeinspektori i minierave në provincën Balochistan të Pakistanit, Abdul Ghani Baloch.
Ai tha se minatorët e shpëtuar u dërguan në spital pas shpërthimit që ndodhi gjatë natës.
/abcnews.al