Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shpërthen Luis Enrique: Moreno gaboi rëndë, e pandershme kërkesa e tij

schedule12:46 - 27 Nëntor, 2019

schedule 12:46 - 27 Nëntor, 2019

Rikthimi i Luis Enrique në stolin e Spanjës ka krijuar disa polemika. Sidomos për Roberto Morenon, zëvendësin e tij që mori drejtimin e kombëtares pas tërheqjes së trajnerit 49-vjeçar. Tragjedia e ndodhur me vajzën 9-vjeçare, e cila humbi jetën si pasojë e një sëmundje të rëndë, detyroi Luis Enrique të jepte dorëheqjen.

Drejtuesit e Federatës nuk ia mbyllën dyert dhe i bënë të ditur që mund të rikthehej në postin e tij kur të ndihej gati. Moreno mori detyrën e lënë bosh, bëri një punë të mirë dhe kualifikoi iberikët në Europian. Luis Enrique vendosi të rikthehet në stol dhe diçka e tillë e mërziti Morenon. Trajneri i kombëtares ka dalë në konferencë për shtyp, aty ku tregon për bisedën me zëvendësin e tij.

Kam pasur një takim me Morenon me datë 12 shtator dhe qëndruam rreth 20-30 minuta në shtëpinë time. E kuptova se dëshironte të shkonte në Europian si trajneri i parë i Spanjës. Më tha që mund të merrja drejtimin e skuadrës pas Europianit dhe ai do të kthehej si zëvendësi im. Nuk më befasoi, por për mua ishte e pandershme, unë nuk do ta bëja.

Mendoj se ishte një gabim i madh. E kuptoj situatën e tij, por nuk bie dakord me të. Në atë moment i thashë që nuk e shihja më si zëvendësin tim, nuk mund të kisha një person të tillë në stafin tim. Ai takim përfundoi përzemërsisht. Lajmërova anëtarët e stafit tim për t’u treguar mendimin tim“, përfundon Luis Enrique. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!