Shpërthen infeksioni në QSUT, 13 të prekur nga koronavirusi, mes tyre 7 personel shëndetësor

schedule10:44 - 27 Maj, 2020

schedule 10:44 - 27 Maj, 2020

Një vatër infeksioni me koronavirus është identifikuar në 24 orët e fundit në Qendrën Spitalore Universitare.

ISHP ka bërë me dije gjatë përditësimit të situatës epidemiologjike në vend, se pas testimit kanë rezultuar pozitivë 13 persona, mes tyre personel shëndetësor 2 mjekë dhe 5 infemierë dhe 6 pacientë.

Ata janë kontakte të një infermiereje e cila ka rezultuar pozitive dy ditë më parë, pasi ishte infektuar jashtë spitalit.

Nga personat e infektuar pozitivë ditën e sotme, 9 janë pa simptoma të vetëizoluar në shtëpi, ndërsa 4  të tjerë po marrin trajtim mjekësor në QSUT.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 persona, të gjithë në kryeqytet, ndërsa për herë të parë që nga nisja e pandemisë nuk ka asnjë të infektuar në rrethe./abcnews.al