Këngëtari G-Bani në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për rikthimin e tij në muzikë.
Në një muaj G-Bani ka publikuar 4 këngë dhe 2 klipe, përkatësisht në muajin e “Shën Valentinit”, por kjo për të treguar se është single.
“Në një muaj kam publikuar katër këngë dhe 2 videoklipe. Sapo kisha gati studion fillova me projektet. Për sa i përket subjekteve të këngëve ka vite që më ka ikur efekti i këngëve të Kozma Dushës. Më parë besonim te dashuria romanike. Këngët flasin për djemtë shqiptarë në emigracion.
E vërteta është se jam singël, këngët gjatë muajit të Shën Valentinit nuk ka domethënie për këtë festë. Nuk besoj as tek dhuratat, por tek dashuria e vërtetë. Bashkëshorten e kam menduar të jetë njerëzore, nuk ka rëndësi shtetësia“, u shpreh G-Bani. /abcnews.al