Një debat i fortë është ndezur në programin “Abc e Pasdites” mes të ftuarve Zhaklina Lekatari, Zefina Hasani, Olsi klosi dhe Antoneta Koçi, kur Ermali i pyet në lidhje me ‘trash tv’. “Çfarë vlerash prisni në një Date reality?”, ishte pyetja e shtruar nga Ermali.
“Nëse një vajzë në Date Reality ka dëshirë që të tregojë se është e virgjër, atëherë mënyra se si i bëhet trajtimit të virgjërisë është fondamentale në një vend si Shqipëria, në një shoqëri kaq patriarkale. Është shumë e rëndësishme që virgjërinë ta sjellësh si një zgjedhje personale dhe jo për t’u vendosur në piedestal”, tha Zhaklina.
Ndërkohë që Zefina Hasani shtoi se në këto programe rëndësi ka përzgjedhja e konkurrentëve. “Duhet të vendosësh piketat dhe qëllimet. Audicionet janë pjesa më e rëndësishme ku ti vendos deri ku do shkosh. Nuk duhet të shkosh tek vulgu, por edhe nëse shkon aty duhet ta mendosh mirë pse e ke zgjedh dhe ca do trajtosh”, tha ajo.
Gjithashtu ajo nënvizoi se ka më shumë programe televizive që shpreson të mos vazhdojnë më. Olsi klosi tha në lidhjen në Skype se në nuk beson tek dashuria në formatet televizive. “Ne programet televizive nuk gjendet dashuria, ta jap unë të garantume, ca janë çifte që krijohen aty nuk do jenë gjatë bashkë. Për mua nuk funksionon”, tha ai.
Ndërkohë Antoneta Koçi shtoi se ka shumë personazhe kanë elemente trash, jo vetëm nga reality show, por edhe qe janë rritur në media. Sipas saj nuk duhen ‘masakruar’ vetëm personazhet e date-reality. Por cili është personazhi më trash? Për Zhakun, Ana e Përputhen. /abcnews.al