Presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso, ka shpërthyer kur është pyetur për të ardhmen e Federico Chiesa. Sulmuesi anësor italian është shumë i kërkuar në merkato dhe me kontratën e tij që skadon në fundin e sezonit të ardhshëm, largimi duket i paevitueshëm.
Për të ardhmen e 21 vjeçarit, presidenti i klubit “Viola” foli hapur, duke i thënë të largohet nëse dëshiron. “Kam dëgjuar shumë lajme të rreme sa i takon rinovimit të Chiesa. Nuk i kam ofruar rinovim, çdo lajm për këtë ka qenë i rremë.
Chiesa e di ku të përgjigjet dhe ku të bëjë kërkesat e tij, klubi i përgjigjet gjithmonë. Por nëse ai do të largohet, atëherë të largohet. Nuk mbaj askënd në klub nëse nuk duan të qëndrojnë”, përfundoi Commisso./abcnews.al