Ish-presidenti Bujar Nishani lëshoi akuza të forta për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, që kandidon për t’u rikonfirmuar në këtë post. Nga studioja e “Spotlight”, Nishani tha se Basha po i mashtron demokratët.
Lexo edhe: Nishani zbulon çfarë po ndodh brenda PD-së: Nuk është burrë, Berisha është mërzitur me Bashën
“Në këtë situatë, retorika që përdor Basha, për fatin e keq është një retorikë mashtruese për Partinë Demokratike, për elektoratin e Partisë Demokratike, për anëtarësinë e Partisë Demokratike, sepse është një ‘deja vu’ e të njëjtave gjërave që ka thënë, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pas humbjes së 2017-ës”.
Gjithashtu, Nishani e quajti Bashën hileqar, i cili, sipas tij, kërkon të ndajë dështimet me ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë bisedës, lidhur me masakrën elektorale, Nishani u shpreh se nëse Basha do të futet në Parlament e legjitimon kështu atë çfarë ka sulmuar gjithë këto kohë.
“Në qoftë se Basha thotë ‘ka masakër elektorale’, atëherë nuk duhet të njohë produktin e masakrës elektorale. Në qoftë se e pranon këtë produkt, do të thotë që s’ka patur masakër elektorale. Në qoftë se ikën në Parlament, do të thotë që ke pranuar masakrën, e ke legjitimuar atë.”/ Abcnews.al