Një banesë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në Patos, Fier.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se banesa ka marrë flakë për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Sakaq mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit. /abcnews.al